Prokuroria kërkon faturat e “Kurum”, hetim transfertave të Orest Sotës

Prokuroria kërkon faturat e “Kurum”, hetim transfertave të Orest Sotës

110
0
Shares

Pasi ka pyetur administratoren e vendosur nga gjykata për falimentin e “Kurum”, Prokuroria i kërkon kësaj kompanie një sërë dokumentesh për transaksionet me shoqërinë “Ikona”, që përfaqësohet nga Lefter Sota, i ati i Orest Sotës.
Një burim i tha Top Channel se “Ikona” dhe “Kurum” rezulton të kenë pasur marrëdhënie financiare, por përmes bankave. Për shkak se dëshmitarët e “Kurum” të pyetur këmbëngulin se nuk prisnin asnjë takim me Orest Sotën, Prokuroria e dyshon burimin e tyre e për këtë arsye e ka bashkangjitur me dosjen Habilaj.
Por, ndërsa ka nisur edhe hetimin pasuror për 25-vjeçarin Sota, pritet që i njëjti veprim të ndiqet edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për dyshimet e korrupsionit dhe të trafikut.
Orest Sota është shprehur më herët në gjykatë se 863 mijë eurot i ishin dhënë nga i ati për t’ia dorëzuar “Kurum”, një version ky që mbështetet edhe nga Lefter Sota.
Prokuroria e Krimeve të rënda nuk e ka thirrur ende biznesmenin Lefter Sota, i cili argumenton se shuma do të lihej si garanci për blerjen e 4 mijë tonëve hekur.
Aktualisht Prokuroria po verifikon pasuritë e Orestit, pas informacioneve se njëra nga banesat e tij gjendet në të njëjtën ndërtesë ku jeton edhe ish-ministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY