Raporti sekret gjerman: Bashkimi Europian mund të shpërbëhet

Raporti sekret gjerman: Bashkimi Europian mund të shpërbëhet

376
0
Shares

Bashkimi Europian mund të ketë hyrë në rrugën e shpërbërjes. Dhe për këtë skenar, Gjermania po përgatitet.
Këtë e konfirmojnë mediat gjermane, të cilat kanë zbuluar një dokument prej 120 faqesh.
Një strategji e hartuar nga ekspertët e ushtrisë gjermane, për të ndërtuar sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në rast se Bashkimi Europian shpërbëhet.
Në raport thuhet se Gjermania po tërhiqet nga roli udhëheqës që ka në Europë. Qeveria gjermane duhet të përgatitet për skenarët më të këqij, shpërbërjen e plotë të Bashkimit Europian, një Europë multipolare dhe një konflikt Lindje-Perëndim ku parashikohet që disa vende të Europës kalojnë me Rusinë.
Raporti konstaton se procesi i zgjerimit nuk shihet më me interes nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Disa vende kanë braktisur unionin, që po humbet aftësinë konkurruese globale. Një botë që po destabilizohet, disa herë kaotike dhe afër konflikteve ka ndryshuar dramatikisht mjedisin e sigurisë të Gjermanisë dhe Europës. Ushtria gjermane nuk përjashton mundësinë edhe ardhjen në pushtet të ekstremistëve dhe kalimin drejt modelit politik rus në shumë vende të Europës.
Skenarët në fjalë janë ndër më të errëtit dhe vënë në dyshim të gjithë kuadrin e të drejtave për të cilat u luftua dhe investua kaq shumë. Për më tepër që në rajone si Ballkani ato lënë vakuumin e rrezikshëm që çon në kaos dhe lloj-lloj animesh gjeopolitike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY