Itali, kapet sasi e madhe heroine, në pranga dy grosistët shqiptarë

Itali, kapet sasi e madhe heroine, në pranga dy grosistët shqiptarë

269
0
Shares

Policia e Padovas ka arrestuar dy shtetas shqiptarë B. A., 33 vjeç, e K. D., 32 vjeç, me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë.
Në banesën e tyre janë gjetur rreth 60 kg heroinë me vlerë përfitimi në treg mbi 2 milionë euro, raportojnë sot mediat lokale.
Dy shqiptarët e arrestuar të cilësuar si “grosistë” nga mediat, janë prej vitesh rezidentë në qytetin e Padovas e banonin në një apartament në qendër të qytetit.

Hetimet
Operacioni për arrestimin e dy shqiptarëve ka nisur në korrik të 2017 pas shkatërrimit të një bande trafikantësh droge që çoi në arrestimin e 8 personave e denoncimin e 4 të tjerëve. Të gjithë ishin shtetas shqiptarë vetëm njëri prej anëtarëve të bandës ishte shtetas italian nga Padova.
Në banesën e shqiptarëve të arrestuar u gjetën dhe instrumente për përgatitjen, presimin e konfeksionimin e heroinës. Hetimet zbuluan se apartamenti përdorej si një laborator për përgatitjen dhe paketimin e drogës.

Arrestimi
Dy shqiptarët u arrestua pasditen e djeshme rreth orës 18:00. Të dy ishin në bordin e një fugoni “Doblo” që ndaloi pranë hyrjes apartamentit. Njëri zbriti nga mjeti dhe u ngjit në apartament. Zbriti sërish dhe pikërisht në këtë moment ndërhyjnë efektivët.
Gjatë kontrollit të tij u gjetën disa paketime me heroinë. Pas kësaj, efektivët mësynë edhe në banesën ku jetonin dy shqiptarët.
Aty u gjetën mes të tjerash rreth 60 kg heroinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY