Kryebashkiakut të Durrësit i anullohet viza amerikane

Kryebashkiakut të Durrësit i anullohet viza amerikane

157
1
Shares

Gjatë kohës që opozita është investuar në publikimin e fakteve që lidhin qeverinë e Edi Ramës me krimin, janë artikuluar disa pretendime se dosja e Saimir Tahirit do të pasohet nga ajo e disa kryebashkiakëve të njohur socialistë. Një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës është kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i vendosur në qendë të akuzave për afrimitetin me Durim Keçin dhe për betonizimin e qytetit. Sipas Lapsi.al, një burim i lartë diplomatik ka pohuar se një kryebashkiaku të rëndësishëm në rradhët e të majtëve, së bashku me familjen i është refuzuar udhëtimi në SHBA. Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze, ndërsa tanimë atij duket se i është anulluar viza amerikane. Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS, të cilin nuk e përmendi me emër. Ditë më parë edhe gazetari Blendi Fevziu raportoi se kreu i një qyteti të madh të fituar nga socialistët ka rënë pre e përgjimeve të një shërbimi të huaj sekret për lidhje me krimin e organizuar. Kujtojmë se për Dakon, BIRN nxori fakte të hedhjes së firmës që u përdor për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY