Gjykata e Apelit vendos: Fati i grupit të “Xibrakës” vuloset më 15...

Gjykata e Apelit vendos: Fati i grupit të “Xibrakës” vuloset më 15 nëntor

88
0
Shares

Gjykata e Apelit shqyrtoi sot ankimimet e Ermal Hoxhës dhe 8 bashkë të pandehurve të dosjes “Xibraka”. Avokati i Ermal Hoxhes ka kërkuar pafajësi për klientin e tij. Sipas tij, Ermal Hoxha nuk ka asnjë lidhje me grupin për të cilin akuzohet. Madje sipas avokatit, çështja e Ermal Hoxhës në Gjermani është pushuar. Pala mbrojtëse e të pandehurve të tjerë kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës të Shkallës së Parë dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar. Prokurori është dakord me aplikimin e gjykimit te shkurtuar, por kërkon lënien në fuqi te fajesisë për nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha. Fati i të pandehurve të dosjes “Xibraka” do të vuloset me vendimin përfundimtar që do shpallet më 15 nëntor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY