FOTO/ Bie propaganda e Ramës, BE i kujton kryeministrit drogën dhe korrupsionin...

FOTO/ Bie propaganda e Ramës, BE i kujton kryeministrit drogën dhe korrupsionin si dështime qeveritare

170
0
Shares

Pretendimet e kryeministrit Edi Rama për luftë efektive antikanabis gjatë qeverisjes së tij dhe çelje të negociatave të anëtarësimit gjatë vitit 2018, sot kanë marrë një goditje të rëndë nga vetë Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të këtij Këshilli, “ECFR.eu” theksohet se ‘Shqipëria është vendi ku trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë’. Më tej nënvizohet se Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjet hakmarrjeje dhe korrupsioni. “Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që të merret me këto dështime qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje”, shkruhet në faqen e Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë ‘

’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY