Dosja e Orest Sotës drejt bashkimit me procedimin penal ndaj Saimir Tahirit?!

Dosja e Orest Sotës drejt bashkimit me procedimin penal ndaj Saimir Tahirit?!

250
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda po shqyrton mundësinë e bashkimit të procedimit të Orest Sotës më atë numër 134 të Saimir Tahirit.
Gjetja e dy patentave të Saimir Tahirit momentin e arrestimit të Sotës është elementi lidhës që prokurorët duan ta shfrytëzojnë në bashkimin e dy procedimeve. Ndërkohë policia po heton për ekzistencën e një personi të dyte në makinë, pak përpara arrestimit të Orest Sotës. Hetimet shtrihen edhe mbi kompaninë “Kurum”.
Arrestimi biznesmenit Orest Sota, të cilën iu gjetën 863.100 ero në makinë së bashku me dy patenta drejtimi mjetesh lundruese të ish-ministrit Saimir Tahiri pritet të prodhojnë një zhvillim të ri. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i pohuan gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno, se çështja në ngarkim të Orest Sotës, djali i biznesmenit Lefter Sota që u kap afër kompanisë së çelikut “Kurum” në Elbasan, me këtë shumë eurosh, pritet që në ditët në vijim t’i bashkohet të njëjtit procedim penal me nr. 134 ku po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Në rrugë jo zyrtare mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka shpallur mos-kompetencën e hetimit të këtij rasti ku u kapën 863.100 euro dhe tre patenta, dy të Saimir Tahirit dhe një e bashkëshortes së tij dhe se dosja hetimore i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në këtë prokurori janë dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara që do të administrojnë aktet hetimore të prokurorisë së Elbasanin.
Do të jenë këta dy prokurorë të cilët në ditët në vijim do thërrasin përsëri për të dëshmuar edhe ish ministrin Tahiri dhe shoferin e tij. Fletëthirrje për të dëshmuar në prokurori do të mbërrijë edhe në adresë të administratores mbikëqyrëse e kompanisë në faliment “Kurum”, Lindita Kikino. Kjo e fundit mësohet se me vendimin e 15 prillit 2016 të marrë nga gjyqtarja e Tiranës Teuta Hoxha, është caktuar si administratore mbikëqyrëse e kompanisë “Kurum”, e cila prej kësaj date ka hapur procedurën e falimentit financiar.
Prokurorët e Krimeve të Rënda thonë se kjo kompani e ka të ndaluar të kryejë pagesa dhe shitje në kesh dhe se çdo transaksion që ka kryer edhe që kryen aktualisht, është tërësisht e kontrolluar nga administratorja mbikëqyrëse e caktuar nga gjykatës e Tiranës Lindita Kikino. Pikërisht gjendje e një kompani ne falimentim duket se e ka detyruar Lefter Sotën të dorëzojë shumën e mbi 800 mijë euro si garanci paraprake për porositje e një sasi prej 4.000 ton me para në dorë.
Në të kundërtën nëse kjo garanci kalonte në rrugë bankare atëherë paratë ishin sekuestruar menjëherë në emër të kreditorëve të tjerë. Nëse vërtetohet versioni i dhënë nga Lefter Sota, Prokuroria mund të hapë një çështje penale ndaj “Kurum”, për shkelje të ligjit mbi falimentin. Gjithashtu, nëse ndodh kjo, atëherë Prokuroria do të ketë një provë më pak jo vetëm kundër Orest Sotës por edhe kundër Saimir Tahirit.
Prokuroria thotë se në procesverbalin e sendeve të sekuestruara në makinën e shtetasit Orest Sota janë gjetur katër çanta me euro, ndërkohë në kontrollin fizik të Orest Sotës janë gjetur dy telefona dhe në xhep 700 euro. Nga numërimi i 863.100 ka rezultuar se 15.800 prerje kanë qenë të kartëmonedhave 50 euro ndërsa pjesa tjetër prej 70.000 euro janë prerje të ndryshme si 20 apo 100 euro.
Ndërkohë që këtë çështje pritet ta hetojnë më tej prokurorët e Krimeve të rënda, policia e Elbasanit vijon të këqyrë kamerat e sigurisë të kompanisë “Kurum” dhe bizneseve afër tij. Burime të rezervuara nga policia e Elbasanit pohojnë se kanë indicie që një person i dytë ende i paidentifikuar mund të ketë qenë brenda në makinë me Orest Sotës pak minuta para ndalimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY