VIDEO/ Takimi i Saimir Tahirit me Orestin e 800 mijë eurove

VIDEO/ Takimi i Saimir Tahirit me Orestin e 800 mijë eurove

228
0
Shares

Janë bërë publike pamjet e takimit midis biznesmenit Orest Sota dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ndryshe nga çfarë dëshmoi Sota përpara uniformave blu të Elbasanit, që nuk e njihte Tahirin, ai duket qartë në një video përkrah tij. Takimi mes tyre është realizuar kur ish-ministri Tahiri pa nga afër nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Komisariatit Nr. 6 në Tiranë. Çudia e madhe me këtë tender të dhënë nga Tahiri, ka të bëjë me faktin se firma që mori përsipër rikonstruksionin ishte regjistruar vetëm pak javë para se të shpallej fituesi nga ana e Ministrisë së Brendshme. Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako, i cili shoqëronte Saimir Tahirin, në atë kohë ministër i Brendshëm. Katër ditë më parë Orest Sota u arrestua nga policia me 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të Saimir Tahirit që ishin për drejtim anijesh.

Qytetari dixhital pershendet:Miremengjes Noriega yne! Ja dhe dy miqte qe nuk e njohin njeri – tjetrin; Saimir Trafiku dhe Orest Sota. Shikoni videon e meposhtme sa te panjohur jane!! sb

Publié par Sali Berisha sur dimanche 5 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY