Arrestohet princi miliarder që erdhi në Shqipëri me jahtin super luksoz dhe...

Arrestohet princi miliarder që erdhi në Shqipëri me jahtin super luksoz dhe takoi Ramën

596
0
Shares

Investitori i njohur, Princi Alwaleed bin Talal, i cili në gusht vizitoi Shqipërinë dhe pati një takim entuziast me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtare te tjere te larte është arrestuar mbrëmë në Arabinë Saudite.

http://shqiptarja.com/Ripostiglio/oggetti/201711/309730_m.jpg

Princi me kryeministrin Rama

Miliarderi, emri i plotë i të cilit është Alëaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud pati diskutime të përqëndruara në investimet të mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastukturës me dyshen Rama- Bushati. Njeriu i 45-të më i pasur i botës, mbërriti në Durrës me jahtin e tij super luksoz më 25 gusht të këtij viti. Nju Jork Times shkruan se arrestimi i princit Alëaleed do të përçojë valë tronditëse si në Mbretëri dhe në qendrat më të mëdha financiare në botë. Në valën e arrestimeve janë përfshirë të paktën edhe 10 princa të tjerë, katër ministra dhe dhjetëra ish-ministra. Njoftimi i arrestimeve është bërë ne Al Arabiya, rrjetin satelitor në pronësi të Arabisë Saudite. Ndërkohë Alwaleed bin Talal kontrollon firmën e investimeve Kingdom Holding dhe është një nga burrat më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në Neës Corp, Citigroup, Tëitter dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe. Fushata gjithëpërfshirëse e arrestimeve duket të jetë masa e fundit për të konsoliduar fuqinë e princit të kurorës Mohammed bin Salman, djalit të preferuar dhe këshilltarit të lartë të mbretit Salman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY