VIDEO/ Berat, nipërit lidhin dhe varin xhaxhanë në vinç, ja justifikimi i...

VIDEO/ Berat, nipërit lidhin dhe varin xhaxhanë në vinç, ja justifikimi i tyre

391
0
Shares

Një video është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale dhe në të duken dy djem të rinj, të cilët lidhin dhe varin një të moshuar në eskavator. Bëhet fjalë për një ngjarje të vjetër, e cila daton në shkurt të vitit 2014. Situata e paraqitur ka ndodhur në qytetin e Beratit dhe të rinjtë që torturojnë të moshuarin kanë marrë dënimin e duhur, pasi çështja ka kaluar në gjykatë, pas publikimit nga JOQ.
Në atë periudhë policia ka bërë me dije se personi që është lidhur dhe varur është 62-vjeçari K. Tafa, banues në fshatin Arrëz të rrethit Berat. Personi kryesor që e ka lidhur K. Tafën me litar dhe që sipas të dhënave ka pasur idenë e videos është Neritan Veis Tafa, 42 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Berat.
Dy personat e tjerë që marrin pjesë në situatën e lartpërmendur janë Danjel dhe Anxhelo Tafa dhe janë djemtë e Neritan Tafës. Që të tre këta persona kanë lidhje fisnore me 62-vjeçarin K. Tafa.
Sipas policisë, autorët janë të afërmit e personit që varnin dhe në komunikimet e para kanë deklaruar se ishin duke bërë shaka.
Policia pritet të marrë në pyetje edhe personin që lidhej për të sqaruar plotësisht ngjarjen, ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse dy autorët janë vënën nën akuzë.
Filmimet, 4.46 minuta janë bërë me celular nga vetë të rinjtë, të cilët këto veprime skandaloze duket se i bëjnë për argëtim.
“Kjo nuk është shaka. Kjo nuk është shaka”, përsërit shpesh i moshuari, ndërsa i kërkojnë llogari se pse “i ka sharë”.
Kjo video, siç është publikuar më pas sërish nga JOQ, ishte thjesht një shaka mes nipave dhe xhaxhait.

I "varuri" ne eskavator duke festuar me nipat me "Beat it".

Video me te "varurin" ne eskavator qe u postua mbreme beri xhiron ne internet dhe media sot, ku ne shumicen e rasteve nuk u permend burimi. Po nejse, sot menjehere çunat e Sajmir Tahirit arrestuan ne Berat çunat e pas 4 oresh ne komisarjat u liruan pasi doli qe ishte "shaka" mes nipave dhe xhaxhait.Per me teper tani ata kane nisur nje tjeter video kur tregojne se mes xhaxhait e nipave ka harmoni. 🙂

Publié par JETA OSH QEF sur lundi 24 février 2014

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY