Policia e Elbasanit: A e njihni kete person, ja te dhenat

Policia e Elbasanit: A e njihni kete person, ja te dhenat

403
0
Shares

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e qytetarëve për te identifikuar nje person i cili tashme ndodhet ne ambientet e policise.

“Më datë 04.11.2017 në sallën operative Cërrik ka ardhur një telefonatë nga një qytetare për një shtetas që ndodhej i vetëm në rrugë pranë një Karburanti në Lagjen “nr.3” Cërrik”, thuhet ne njoftimin e policise.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë pranë Karburantit që ndodhet në Lagjen “Nr.3” Cërrik dhe në afërsi të kryqëzimit të Belshit konstatuan një shtetas i cili nuk fliste dhe nuk jepte asnjë shpjegim.

Shtetasi ndodhet pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Cërrik.

Policia thotë se ky shtetas mban të veshur një xhup të zi të gjatë deri poshtë gjurit, një palë pantallona material kadife, në ngjyrë jeshile, një palë opinga të zeza, një kapele jeshile të errët dhe mban në dorë një shkop.

Cilido që ka informacion dhe e njeh këtë qytetar, të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 ose në numrin e sallës operative 0694110219, perfundon njoftimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY