EMRI & DETAJE/ Lezhë, policia zbardh dinamikën e djegies së gruas

EMRI & DETAJE/ Lezhë, policia zbardh dinamikën e djegies së gruas

162
0
Shares

Policia e Lezhës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku një grua nga fshati Tresh u paraqit në spital me djegie të mëdha në trup. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetësja Bardhe Perndoj, rreth 45 vjeçe, e shtyrë nga gjendja e rënduar mendore, ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Sipas policisë, 45 vjeçarja vuan prej kohësh nga sëmundje mendore, që pasqyrohet në kartelën e saj mjekësore dhe ajo para disa vitesh ka tentuar të helmojë veten.

“Shtetasja B.P, para se ti vinte flakën vetes i ka telefonuar kunatës, por si ka folur duke e lënë telefonin hapur dhe menjëherë i ka vënë flakën vetes. Kunata e shtetases B.P, ka bërë të mundur fikjen e flakëve, por shtetasja B.P kishte pësuar djegie të rënda në trup. Pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë në Spitalin e Lezhës,shtetasja B.P, është transportuar për në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë. Fillimisht u raportua se ngjarja në Lezhë kishte ardhur pas një konflikti në çift.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY