EMRA & FOTO/ Angli, dënohen me 25 vjet burg 4 trafikantët shqiptarë...

EMRA & FOTO/ Angli, dënohen me 25 vjet burg 4 trafikantët shqiptarë të kokainës

344
0
Shares

Katër shqiptar janë dënuar me 25 vite burg në Angli pasi u kapën si pjesë e një bande droge e cila, deri në momentin arrestimit, kishte trafikuar kokainë me vlerë 4 milion sterlina në Southampton.
Shqiptarët e dënuar janë: Nuri Muçmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela, dhe të katërt jetonin ilegalisht në Angli.
Kokaina që shiste ky grup kriminal 91% e pastër, ndërsa gjatë arrestimit të tyre policia i gjeti edhe 180.000 stërlina cash. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi për nëntë muaj.
Grupi u kap më në fund kur oficerët bastisën një furgon Astra në Southampton i cili përmbante kokainë me një vlerë rrugësh prej 140,000 stërlina. Në furgon, i cili ishte përshtatur për të pasur një seri vendesh të fshehura për të fshehur drogën dhe paratë, ishin Hela dhe Fitim Halilaj.
Policia pastaj kreu bastisje të mëtejshme në Carrington House, në Ëestëood Road, Portsëood, ku gjetën Bekim Halilajn dhe 10,000 paund kokainë, ndërsa një kërkim i fundit në rrugën Ted Bates, Bargate gjeti Mucmataj. Sipas medieve të huaja ata shpesh përdornin edhe emra të rremë në mënyrë që të qëndronin në Angli.

Dënimet
Nuri Muçmataj, 26-vjeç, dënohet me 8 vite e 6 muaj burg;
Bekim Halilaj, 21 vjeç, dënohet me 7 vite e tetë muaj burgim;
Fitim Halilaj, 27 vjeç, është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim;
Tomas Hela, 24 vjeç, dënohet me 4 vite e 6 muaj burgim.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY