Basha: Në vend të investitorëve të huaj Shqipërinë e vizitojnë prokurorët e...

Basha: Në vend të investitorëve të huaj Shqipërinë e vizitojnë prokurorët e antikrimit e antitrafiqeve

95
0
Shares

“Ku lulëzon droga, e kot interpelanca për karotat e Divjakës”, ka ironizuar kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij sot, në Kuvend.
Sipas kreut të PD-së, “Lulëzimi drogës është shoqëruar me varfëri. Nuk është rastësi që Shqipëria është prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë, por edhe vendi më i varfër në Europë.
Që kur filloi kanalizimi i vendit, kanë rënë investimet e huaja. Për dy vitet e fundit nuk ka asnjë investim të huaj.
E vetmja konkurrencë sot në Shqipëri, është konkurrenca mes bandave për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës.
Në vend të investitorëve të huaj, Shqipërinë sot e vizitojnë prokurorë të antikrimit e antitrafiqeve, policë e ministra të Brendshëm”, u shpreh Basha midis të tjerave.
“Vetëm në Afganistan mund të ndodhë që vëllai i kreut të qeverisë të jetë trafikanti më i madh i drogës”,akuzoi Lulzim Basha kreun e qeverisë, Edi rama duke aluduar për vëllanë e tij Olsi Rama. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY