VIDEO/ Rinas, si u tradhtuan trafikantët, ja si u zbulua tuneli i...

VIDEO/ Rinas, si u tradhtuan trafikantët, ja si u zbulua tuneli i kanabisit

157
0
Shares

Ishin lëvizjet e përditshme dhe të kronometruara të furgonit me udhëtare gra në një zonë të pazakontë çka ka ngjallur dyshime për një veprimtari të paligjshme. Pas marrjes së këtij informacioni, një kontroll policor mbrëmjen e vonë të 21 tetorit zbuloi bazën e kultivimit dhe përpunimit të lëndës narkotike.
Ky është shtegu që ndiqnin punëtoret e hashashit pasi linin mjetin. Në pak çaste ato gjendeshin në brendi të këtij tuneli, ku thahej lënda narkotike. Me tej, ato përvisheshin për të ndarë bohçet nga kërcejtë dhe paketuar drogën.
Lënda e parë sigurohej fare pranë. Në pjesën e pasme të tunelit, e kamufluar tërësisht për syrin e lirë nga shkurre me lartësi deri në 2.5 metër ndodhet parcela ku kultivoheshin bimët.
Sot këtu ka ngrirë gjithçka. Rezervuari është plot, por nuk ka ç’të vaditet me të. Bimët janë shkatërruar dhe djegur, duke lënë dëshmitar vetëm kubikët, hunjtë, apo ndonjë pesticid që ndihmonte rritjen.
Kosores së policisë i ka shpëtuar vetëm kjo bimë, që tashmë rritet e vetmuar në cep të parcelës.
E njëjta panoram në tunelin, dikur pjesë e ish-repartit ushtarak të Rinasit. Droga është bërë shkrumb. Kafja turke dhe sheqeri, që mbase mbushte minutat e pushimit të punëtoreve, tani shijohen nga insektet.
Policia e Shtetit njoftoi se gjatë operacionit u sekuestruan dhe asgjësuan 146 kilogramë kanabis edhe 220 bimë të lëndës narkotike. Shtatë persona u arrestuan, ndërsa 10 punonjëset e kanabisit u proceduan në gjendje të lirë.
Para oficerit të policisë gjyqësore, gratë kanë rrëfyer procesin e punës dhe pagesën. Dëshmitë e tyre zbardhen në vendimin e gjykatës së Tiranës për caktimin e masave të sigurisë për të ndaluarit.
“Na kishte punësuar Mariklent Kallari. Paguheshim me 20 mijë lekë të vjetër në ditë për të ndarë boçet nga kërcejtë e bimëve që sillnin te tuneli ku punonim. Mariklenti na dërgonte në mëngjes me furgon tek vendi i punës dhe pasdite vinte e na merrte dhe na dërgonte nëpër shtëpitë tona”.
Në vendimin e marrë disa ditë më parë togat e zeza lanë në qëli vetëm Mariklent Kallarin, i akuzuar për prodhim e shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Të dyshuarit e tjerë do të hetohen në masa më të buta sigurie. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY