FOTO & VIDEO/ Ja kush është autori i sulmit me kamion në...

FOTO & VIDEO/ Ja kush është autori i sulmit me kamion në New York

86
0
Shares

Një emigrant nga Uzbekistani është autori i dyshuar i sulmit me kamion në Nju Jork, ku 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.
Mediat amerikane raportojnë se 29-vjeçari është identifikuar si Sayfullo Saipov, një emigrant uzbek që erdhi në SHBA në 2010.
Autoritetet në New York thanë se të paktën 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një kamion u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio e cilësoi sulmin si një akt terrorist.
“Ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.
Autori i dyshuar i sulmit thuhet se thirri “Allahu Akbar” në momentin kur doli nga makina, raporton BBC.
Policia në New York e arrestoi autorin e sulmit pasi e qëlloi duke e plagosur.
Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një “ujku të vetmuar”, duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY