Befasuese, çfarë kërkojnë shqiptarët në “Google”?! – Heqin dorë nga operacionet plastike

Befasuese, çfarë kërkojnë shqiptarët në “Google”?! – Heqin dorë nga operacionet plastike

121
0
Shares

Të gjithë njerëzit përgjigjet e pyetjeve të tyre i gjejnë më së shumti në “Google”. Duke pasur parasysh që pyetjet lidhen me interesat e gjithsecilit, lind pyetja, çfarë ju intereson më së shumti shqiptarëve? Nuk janë as operacionet plastike, as makinat e fundit por edukimi. Faqja e vlerësimit të kostos Fixr.com krijoi një hartë të botës me objektin më të kërkuar në “Google” për secilin vend, duke përdorur formulën e vetë-plotësimit të “Sa kushton *?”
Sipas hartës, shqiptarët kërkojnë për institucione edukimi dhe shkollimi.
Ndërsa të tjera gjetje interesante, ishin në shtete si Rusia kërkojnë “si të fluturosh një mig”, apo Korea e Jugut: “sa kushton një operacion hunde”, në Australi “sa kushton një fertilizim in vitro”.
Në Afrikë, shumica e njerëzve kërkojnë produkte për nevojat jetike… kafshë, ushqime, karburant.
Brazilianët duan të dinë se sa kushton një … prostitutë.
Thuajse në të gjitha vendet e Afrikës, njerëzit shqetësohen për nevojat jetësore, duke përjashtuar Mauritaninë dhe Sierra Leonen, shkruan Monitor.
Në fakt ndryshe nga një vit më parë, ku shqiptarët kërkonin për vlerën monetare të një operacioni në hundë, duket se gjërat kanë ndryshuar. Njerëzit janë më të interesuar për edukimin madje ndryshe nga shumë vende të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY