Guardia di Finanza dorëzon në Prokurorinë Shqiptare fashikujt hetimor për Habilajt

Guardia di Finanza dorëzon në Prokurorinë Shqiptare fashikujt hetimor për Habilajt

86
0
Shares

Prokuroria e Katanias e cila ka zhvilluar hetimet, ndaj grupit të Habilajve, ka sjellë në Tiranë një grup oficerësh të Guardia di Financa, për t’i dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme fashikujt hetimor për katër persona të grupit të cilët nuk u arrestuan, pasi nuk gjendeshin në territorin italian.
Në veçanti oficerët italianë kanë sjellë fakte dhe të dhëna mbi Nezar Seitin, i arrestuar në Vlorë në datën 20 tetor, për të cilin prokuroria italiane kërkon ekstradimin e tij. I arrestuari 40-vjeçar sipas hetuesve italianë, ka qenë një ndër personat më të rëndësishëm të grupit përgjegjës për zbarkimet e drogës në Itali. Kreu i bandës, Moisi Habilaj si dhe dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj u arrestuan më 14 tetor. Bashkë me ta u ndaluan edhe 4 italianë.
Prokuroria shqiptare po heton paralelisht për grupin e Habilajve dhe ka përfshirë në hetime edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY