EMRI/ Elbasan, prangoset shoferi “i dehur tapë”, nuk ju bind Policisë për...

EMRI/ Elbasan, prangoset shoferi “i dehur tapë”, nuk ju bind Policisë për të ndaluar

136
0
Shares

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Kreshnik Isufaj, 33 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “11 Nëntori” në rrugën nga pallatet e bashkisë për te konvikti i Universitetit duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 813 FG nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar.
Pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë, drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit ku rezultoi në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY