Prokurorët shqiptarë marrin në Itali 1800 faqe përgjime për Habilajt

Prokurorët shqiptarë marrin në Itali 1800 faqe përgjime për Habilajt

102
0
Shares

Prokuroria shqiptare ka marrë nga pala italiane 1800 faqe përgjime bisedash mes anëtarëve të grupit të Habilajve. Në to bie në sy se pas vitit 2015, kur në Shqipëri u publikua shitja e makinës së Saimir Tahiri te Habilajt, emri i ish-ministrit nuk përmendet më në bisedat e përgjuara.

Pas mbërritjes nga Italia të dosjes me 1800 faqe përgjime për grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, rezulton se nga viti 2015 nuk përmendet më emri i ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë bisedave mes anëtarëve të bandës.
Periudha e para dy viteve përkon me kohën e publikimit të lajmit se, automjeti në pronësi të Saimir Tahirit, Audi A8 ishte shitur te familjarët e Moisi Habilaj, duke mos i ndërruar pronësinë.
ABC News ka mësuar se autoritetet italiane do të vazhdojnë hetimet për aktivitetin e grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Por gjithashtu, në vëmendje do të jetë edhe implikimi i personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, pa përjashtuar këtu edhe ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri.
Disa ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë autorizim për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, duke ngritur ndaj tij edhe dy akuza trafik narkotikësh e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe e dyta, korrupsioni pasiv i funksionarëve shtetërorë. Nga ana tjetër, “Dosja Habilaj” vijon të jetë në proces nga pala italiane, ku priten edhe surpriza.
Burime kofidenciale bëjnë me dije se autoritetet përtej Adriatikut pretendojnë se mes të arrestuarve si pjesëtarë të grupit mund të ketë edhe persona që do të fitojnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, apo siç njihet ndryshe, të penduar.
Hetimi për anëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Habilaj ka nisur që prej viti 2013.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY