DETAJE/ Itali, vajza 21-vjeçare braktis vëllanë e saj 14-vjeçar, ja çfarë rrezikon...

DETAJE/ Itali, vajza 21-vjeçare braktis vëllanë e saj 14-vjeçar, ja çfarë rrezikon ajo

75
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 21-vjeçare dyshohet se ka braktisur në Itali vëllanë e saj të mitur dhe për këtë policia ka nisur procedim penal ndaj saj. Ajo akuzohet për braktisje të fëmijëve të mitur, vepër penale për të cilën rrezikon gjobë ose burgim deri në 3 vjet.
Policia e Shtetit ka njoftuar se dje u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Tiranë për K. Z., 21 vjeç, banuese në Siena të Italisë, pasi dyshohet se ka pasur nën kujdestari vëllanë 14-vjeçar me iniciale F. H., i cili më pas është larguar nga banesa dhe është regjistruar nga autoritet italiane si i braktisur.
Disa ditë më parë, sipas disa statistikave të Policisë së Shtetit, u mësua se më shumë se 30 persona janë proceduar gjatë dy muajve të fundit për braktisje të fëmijëve në zonën Shengen.
Që prej muajit gusht, Policia Kufitare ka marrë masa shtesë për të parandaluar azilin në vendet e BE, derisa Policia Kufitare u ka refuzuar kalimin e kufirit 1200 shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY