VIDEO/ Vdiq mëngjesin e sotëm, Adela theu tabutë shqiptare me historinë e...

VIDEO/ Vdiq mëngjesin e sotëm, Adela theu tabutë shqiptare me historinë e dashurisë me Bjordin

2216
0
Shares

Adelajda Xhamani mbahet mend nga të gjithë si konkurrentja e “Big Brother 2”, e cila theu tabutë shqiptare. Ajo u nda nga i fejuari i saj përmes ekranit dhe u dashurua brenda me konkurentin tjetër Bjordi Mezini. Bukuroshja qe fitoi simpatinë e njerëzve me ëmbëlsinë e saj, vazhdoi lidhjen me Bjordin edhe për pak vite. Ata u bënë jo vetëm një çift i konsoliduar, por bënë që edhe më skeptikët të besonin në dashurinë e tyre. Shfaqja e tyre e fundit së bashku, ishte natën e 18 shkurtit, kur filloi “Big Brother 5”. Pas kësaj Bjordi u largua për në Itali, ndërsa Adela vazhdoi me planet dhe projektet e saj në media në Tiranë. Kjo ishte pikërisht koha kur dyshja ndanë rrugët e tyre përfundimisht. Megjithatë pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh të edicionit të dytë të BB, u konsiderua si “fituesja morale” e edicionit duke thyer tabu të asaj kohe. Gazetarja e njohur dhe ish banorja e Big Brother 2, Adela Xhamiani ka ndërruar  jetë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm pas një ataku kardiak.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY