EMRI/ Fier, goditi me thikë të riun, arrestohet biznesmeni

EMRI/ Fier, goditi me thikë të riun, arrestohet biznesmeni

145
0
Shares

Një biznesmen 47 vjeç ka përfunduar në pranga pasi ka goditur me thikë një person. Ngjarja ndodhi në Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Albert Myrtaj, 47 vjeç, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 02:30, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” Fier, në një lokal të marrë me qera nga ana e tij, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat.

Shtetasi S.Ç ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY