Gazetari nxjerr provat: Së shpejti video me zë dhe figurë e Kryeministrit

Gazetari nxjerr provat: Së shpejti video me zë dhe figurë e Kryeministrit

451
0
Shares

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka reaguar i indinjuar pas incidentit të ditës së djeshme të kryeministrit Rama me gazetarët, të cilët i ofendoi pas seancës plenare. Hoxha përmendi një video me zë dhe me figurë të kryeministrit Rama dhe “kërcënoi” se një ditë do të publikohet.
Por sot nga studio e emisionit “Opinion” e ka sqaruar këtë shkrim dhe ka thënë se ka të bëjë me filmime që kanë rrjedhur nga fushata elektorale e vitit 2017 ku Rama mesa duket është parë me disa persona që kanë financuar fushatën.
“Te pjesa e videos, fushata e 2017 ka pasur një problematikë të madhe, ato takimet që kanë bërë, aty ku lejohej regjia, kamerat kanë transmetuar, por s’kemi parë pjesën tjetër, ato takime që kanë bërë me mbështetësit apo financuesit e fushatës. Në takime gjatë fushatës ka pasur siç në emisionin e kaluar na dolën disa foto, dhe bëmë një shpjegim dhe gjatë fushatës, do bëhet një mësim për politikanët që nuk mund të afrojnë dhe të takojnë çdo personazh që mund t’u sigorojnë pak vota në fushatë. Në këtë fushatë janë regjistruar edhe këto filmime, mund të jenë bërë me dashje apo pa dashje por kanë rrjedhur”,- u shpreh Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY