EMRI/ Elbasan, vdes 38 vjeçari që u vetëdogj, kush ishte i riu

EMRI/ Elbasan, vdes 38 vjeçari që u vetëdogj, kush ishte i riu

526
0
Shares

Në lagjen “28 Nëntori” të qytetit, afër Kryqëzimit të Luleve, në Elbasan, në anë të rrugës një 38-vjeçar i ka vënë zjarrin vetes me benzinë. Ngjarja ndodhi para një ore. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë. 38-vjeçari Elton Hodo, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri”, u dërguar me ambulancë në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për një trajtim më të specializuar ai u dërgua në Tiranë, por ndërroi jetë gjatë rrugës. Mësohet se Elton Hodo kishte qenë emigrant në Greqi për disa vite, por kishte kaluar në depresion. Pasi u kthye në vendlindje, kishte kërkuar vazhdimisht pune, por nuk kishte mundur të gjente. 38-vjeçari mësohet se jetonte i vetëm, pasi familjarët e tij jetojnë në emigracion. I gjendur në këto kushte, mesditën e sotme ai ka blerë 10 litra benzinë në një karburant, dhe më pas i vuri flakë vetes. Plagët e marra kanë qenë të konsiderueshme, dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundit të mbijetonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY