Transeksuali që ruan spermën e tij: Do ngel shtatzënë me veten time

Transeksuali që ruan spermën e tij: Do ngel shtatzënë me veten time

213
0
Shares

Një person transeksual ka konservuar spermën e tij tani që është ende mashkull, në mënyrë që kur të bëhet femër, të mund të fekondohet me spermën e tij. 20-vjeçarja Lea Membrey, nga Auckland, Zelanda e Re, shkoi tre herë në një bankë sperme teksa ishte ende mashkull, pa nisur trajtimin hormonal, dy vite më parë. Sipas transit, fakti që një ditë do të mund të jetë nëna dhe babai i fëmijës së saj, e bën shumë të lumtur. Lea, e cila është studente komunikimi, nisi fazën tranzitore në korrik të vitit 2015, duke u larguar kështu nga trupi i tij si mashkull e duke u afruar më shumë me femrat. Prej momentit kur vendosi të kthehej në femër e deri tani, Lea ka shpenzuar mijëra dollarë me operacionet plastike, duke nisur nga bërja e gjoksit, fryrja e buzëve, botoksi në pjesë të ndryshme të trupit, heqja e qimeve me laser etj.

Ajo shprehet: “Pa dyshim që pas 10 vitesh do të dua patjetër të kem një fëmijë timin. Fakti që unë do të jem prindi biologjik në të gjitha aspektet, më gëzon pa masë. Edhe pse për momentin nuk dua të bëhem prind, jam shumë e lumtur që do të mund të kem një fëmijë, i cili do të përmbajë gjysmën e ADN-së time”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY