HABILAJ/ Berisha: Ju tregoj rolin e Ramës brenda bandës

HABILAJ/ Berisha: Ju tregoj rolin e Ramës brenda bandës

123
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për rolin që sipas rij ka Kryeministri Rama në rrjetin e bandës së Habilajve. I ftuar në emisonin “Studio e Hapur”, Berisha u shpreh se Tahiri shkoi në “Opinion”, dhe e kërcënoi Ramën me 5 dosje.

“Vlera e paçmuar e makinës ishte targa 003 dhe pronësia e ministrit. Katër vite me radhë kjo nuk u ndryshua. Ajo kishte të hapur çdo postbllok”,- tha Berisha.

Pjesë ng Intervista

Rakipllari: Ju ka shitur targën, jo makinën

Berisha: Po targën dhe dokumentin. Ai ka vendosu postin e tij si transportues droge. Po kështu ka qenë skafi. Ai gënjen. Janë dokumentet në doganë, që ai ka shitur Skafin. E kanë marrë Habiljat. Po si ka mundësi që t’i shitet çdo gjë Habilajve. Zagani ka të drejtë, në atë kohë ata e kanë pasur në përdorim. Më vonë kur ne e ngritëm në parlament, ai i shiti në emër të Bashkim Tahirit. Ai që njeh bandën, banda është e ndarë me detyra. Ai që merr një detyrë, nuk mund të dijë asgjë për segmentin tjetër. Saimir kishte detyre që të mos cenoheshin plantacionet e drogës së Habilajve, apo ju jepej vilat qeveritare. Pse s’u arrestua Bablili? Ishte i fuqishëm, por jo si Habiljat. Ata kishin pikën e lokalit dhe trafikut në Borsh.

Arion Sula: Edi Rama i ka ditur ato 6 dosje që sipas jush Saimir e ka shantazhuar, por si ka mundësi që pas një dite mbrojti Tahirin. Kemi një non-sens

Berisha: Rregulli i heshtjes funksionin për aq kohë sa respektohet nga të gjitha palët. Po u shkel është plumbi pas koke. Nëse e shkeli Rama, Tahiri nuk kishte asnjë detyrim në kodin e mafias që ti qëndronte besnik. Ky ishte problemi. Në rast se i rikthehemi intervistës së tij ai thoshte; ‘unë jam vetëm. Skam njeri’.

Arion Sulo: Në kodet e mafias janë kapot që kanë fuqi mbi ushtarët..

Berisha: Ramën nuk ia preu mendja se Tahiri do ti thoshte ti je ti e unë jam unë. E bëri atë, para të gjithë shqiptarëve. S’mund t’ja mohoi njeri.

Arion Sula: Cilat janë 5 dosjet?

Berisha: Dosja e Xibrakës, dosja Shullazit, dosje me biseda dhe trafikantë të tjera që u thotë gjëra të pa imagjinuara. Po ashtu dhe dosje me klientelën e Ramës me biznesin si dhe dosja e Fatmir Xhafës, të cilën me fashikuj nisi ta shpërndante Saimiri. I dini ca gjëra ju, kot prisni ti them unë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Studio e Hapur ku është ofruar të flasë për ceshtjen Habilaj.

Berisha tha se natën që Tahirishkoi në opinion, e kërcënoi Ramën me 5 dosje.

“Saimir Tahiri faktoi në ‘Opinion” , banditin që foli me kodin e mafies, krye kumbarja më ka lëshuar. Unë do të shkoj në burg por do të bëj ‘Dantesin’, tha Berisha.

Doli nga Opinion Gaz Demin, i thuaj asaj për Edin që do të bëj publike 5 dosje, dosjen e Xibrakës ku një nga emrat kryesorë është Olsi Rama,.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY