EMRI/ Elbasan, arrestohet 25 vjeçari që shiste drogë në qytet

EMRI/ Elbasan, arrestohet 25 vjeçari që shiste drogë në qytet

99
0
Shares

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan. Raportohet se Refael Kapja, 25 vjeç banues në Elbasan, është vënë në pranga, bën me dije Policia. Kapja dyshohet se shpërndante droge në doza të vogla në këtë qytet. Arrestimi i tij, sipas Policisë së Elbasanit, u bë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë, atij i janë gjetur dy paketime qeskash ambalazhi plastik me ngjyrë të zezë, të mbyllura me djegie të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar me lëndën narkotike kanabis. Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 58 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa. Materialet në ngarkim të riut, Policia ia kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY