“Bomba” e ish-Kryeministrit: Shullazi rri me tre celularë në burg, me njërin...

“Bomba” e ish-Kryeministrit: Shullazi rri me tre celularë në burg, me njërin kërcënon Ramën

609
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një bombë mbrëmjen e sotme kur u shpreh se Emiljano Shullazi kërcënon Ramën nga burgu. I ftuar në News24, në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha tha se Emiljano Shullazi aktualisht në burg dhe në proces gjyqësor për disa akuza ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Duke folur për komprometimin e provave dhe sa i rrezikon provat ish-ministri Saimir Tahiri nëse nuk arrestohet, Berisha tha se edhe në burg mund t’i prishë, duke sjellë si shembull Emiljano Shullazin. Ish-kryeministri tha se Shullazi ka tre celularë në burg dhe me njërin komunikon me Ramën. I ngacmuar nga gazetarja Vasili nëse e kërcënon, Berisha aprovoi.

 

Berisha: Emiljano Shullazi rri me tre celularë në burg. Me njërin flet me Ramën. Ai komunikon me Ramën në telefon.

Vasili: Për çfarë i duhet të komunikojë me Ramën?

Berisha: I duhet me çdo kusht të dalë nga burgu.

Vasili: Atëherë e kërcënon kryeministrin?

Berisha: Padiskutim e kërcënon. Po hyre në tratativa me ta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY