DETAJE/ Dosja “Habilaj”, zbardhen përgjimet e janarit: 50 copë i merr Saimiri, tani do të shkojnë të marrin një 15-she

Ndaje

Nezar Seiti u arrestua në fshatin Babicë dy ditë më parë dhe dyshohet se është i përfshirë në trafikun e narkotikëve të Habilajve. Seiti përmendet në dosjen shumëfaqëshe si një ndër dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Moisi Habilajt, i arrestuar nga autoritetet italiane. Bashkëpunëtori tjetër i ngushtë mësohet të jetë, sipas hetuesve italianë, Miridian Sulaj. Në një përgjim të datës 25 janar të 2017, të dy flasin për një transaksion, në bisedën ku përmendet gjithashtu edhe emri i Saimirit, që do të merrte një pjesë të mallit.

Përgjimi:

Nezari: Dje i shkrova Lolos (Florian Habilajt)… më tha 20 copë…30 i bëra unë me Moisun…dhe 20 ti, pastaj Agroni 100. Unë e pyeta “ku do ta çosh?!”…”te Saimiri”…dhe unë aty i thashë: “Jo vlla, jo, nuk marr unë 150 euro për 20 euro, çfarë po thua?”. 50 copë i merr Saimiri, tani do të shkojnë të marrin një 15-she. Unë i thashë se nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne, nuk jam çmendur.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje