VIDEO/ Sherri me armë për një vend parkimi, kush është “Doraci” që...

VIDEO/ Sherri me armë për një vend parkimi, kush është “Doraci” që u arrestua

273
0
Shares

Një person ka rënë në pranga dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim lidhur me sherrin e ndodhur per një vend parkimi. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3, kanë bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2017, rreth orës 20:00, në Rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm (si ato të pistoletës TT). Nga hetimet e kryera është arritur të mësohet se konflikti ka ndodhur midis tre personave dhe arsye  e këtij konflikti ka qenë  një vendparkimi.

Në pranga janë vënë:

Ardit Isufaj, i njohur si “Doraci”, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:

F. Gremi, i njohur si “Lori”, 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, është proceduar 68-vjeçari me inicialet M. P., banues në Tiranë. Shtetasi M. P, ka parkuar automjetin e tij në afërsi të shkallës së pallatit ku banon shtetasi F. Gremi, ku ky i fundit është afruar dhe ka filluar të debatojë me shtetasin M. P., më pas është afruar edhe Ardit Isufaj. Pas debatit Isufaj dhe Gremin kanë kanosur shtetasin M. P dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendparkimi. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY