Shoferët nxjerrin armët dhe zihen në mes të Tiranës

Shoferët nxjerrin armët dhe zihen në mes të Tiranës

141
0
Shares

Dy shoferë janë konfliktuar me armë me njëri tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mujo Ulqonaku” në kryeqytet mbremjen e sotme.

Njoftimi i policise

 

Më datë 18.10.2017, rreth orës 20:00 jemi njoftuar për të shtëna me armë në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Në rrugën “Mujo Uqinaku”, pranë një parkingu, ka patur të shtëna me armë, ku mendohet se gjatë një konflikti të çastit, 2 drejtues mjetesh janë konfliktuar dhe është gjuajtur me armë.

Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja, nuk ka persona të lënduar.  Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY