DOSJA “HABILAJ”/ Manjani: Mos u fokusoni tek të vegjlit, koka është Rama

DOSJA “HABILAJ”/ Manjani: Mos u fokusoni tek të vegjlit, koka është Rama

234
0
Shares

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se koka e drogës në Shqipëri nuk është Tahiri por Rama. Me anë të një statusi në facebook, kanabizimi i vendit ishte projekt politik i kryeministrit Edi Rama.

Ja postimi i Manjanit:

Jo Saimiri, por Rama!

—?—?—

Gabimi i madh që bëhet është fokusi tek i vogli që kapet mat! Kanabizimi i vendit ishte projekt politik i Edi Ramës, pa asnjë dyshim!

Saimiri do ti duhet të paguajë haraçin e të qenit luajaj ndaj Ramës. Po të kisha gjë në dorë do isha gati tja falja atë haraç, vetëm që të shkojë “haka te i zoti”. Dhe i zoti i drogimit të vendit të tij është KRYEMINISTRI!

Kjo nuk më tundon aspak që të heq petkun e juristit dhe të bë thirrje për arrestime! Jo nuk bërë ky ligjërim publik! Kam bindje se sado e dobët të jetë drejtësia, është prap më e mirë kur funksion e pavarur!

Por një lutje publike e kam, për Kryeministrin: zotëri DORËHIQU! Nuk ka asnjë të vërtetë të besueshme me autorin e drogimit të vendit në detyrën e Kryeministrit! Bëje këtë gjë edhe në emër të sa ke thënë deri më sot për të tjerët!

Që të jem edhe më i qartë. Nuk jam për ndërprerje të mandatit qeverisës të PS. Jo! PS duhet ta mbyllë këtë mandat që ka fituar, pavarësisht se si! Por Edi Rama duhet të largohet nga detyra publike! PS të zgjedhë një qeveri tjetër, por pa Edi Ramën.

Nëse nuk largohet duhet hequr! Opozita ka një moment të artë për tu vënë në krye të popullit! Me protesta dhe me çadra në çdo anë të kryeministrisë deri sa Edi Rama të jetë larguar nga detyra!

Unë nuk di rrugë tjetër! Çdo gjë që ky Kryeministër bën, ska më legjitimitet! Moral jo e jo!

Është e kotë të bërit politikë opozitare për çdo gjë tjetër! Ai është në anën e të keqes!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY