EMRAT/ Ekstradohen nga Anglia tre shqiptarë, të dënuar për vrasje, drogë dhe...

EMRAT/ Ekstradohen nga Anglia tre shqiptarë, të dënuar për vrasje, drogë dhe përdhunime

218
0
Shares

Tre shqiptarë të dënuar për vrasje, trafik droge dhe përdhunime janë ekstraduar nga Anglia. Në Shqipëri ku do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit të marrë nga drejtësia britanike. Drejtësia britanike ka pranuar kërkesat e tyre që të transferohen e të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare dhe pas kësaj,  Interpol Tirana ka bërë ekstradimin e tyre. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se ekstradimi i tyre është kryer në orën 12:30 të së mërkurës. Ata janë Masimo Fishti, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika, 38 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge, dhe Edison Mulaj, 21 vjeç, nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim e grabitje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY