Vodhën argjendarinë në Maltë, zbulohet hajduti i dytë shqiptar

Vodhën argjendarinë në Maltë, zbulohet hajduti i dytë shqiptar

479
0
Shares

Mediat malteze kanë bërë sot publik emrin e shqiptarit të dytë, i cili sëbashku me një tjetër akuzohen se qëndrojnë pas grabitjes së një argjendarie në Maltë. Por jo vetëm kaq. Gjatë arrestimit, një prej tyre tentoi të vriste oficerët e policisë, por dështoi pasi arma nuk funksionoi. Kështu, MaltaToday shkruan se 22 – vjeçari Daniel Muka doli këtë të shtunë para gjykatës ku u njoh me akuzat e ngritura ndaj tij. I riu akuzohet për tentativë vrasje ndaj ocerëve të policisë, rezistencë më mënyrë të dhunshme gjatë arrestimit dhe kërcënim ndaj ocerëve. 22 – vjeçari akuzohet edhe për posedim kokaine e arme zjarri. Ai nuk i pranoi akuzat, megjithatë gjykata vendosi që ta lerë në arrest me burg. Muka është një prej 2 shqiptarëve të arrestuar të enjten, pasi dyshimeve se janë të përfshirë në grabitjen me armë të një argjendarie që ndodhi javën e shkuar në Sliema. Emri i shqiptarit tjetër nuk është bërë ende i ditur, megjithatë për ngjarjen ishte shpallur në kërkim 24 – vjeçari Ramazan Hysa./tvklan.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY