Basha ja plas Ramës në sy: O të pashkollë, kukulla pa integritet...

Basha ja plas Ramës në sy: O të pashkollë, kukulla pa integritet dhe pa këllqe

123
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka numëruar Kryeministrit Edi Rama, përveç lidhjeve me trafikantët dhe kriminelët edhe vitet e arsimit.  Me ashpërsi në foltoren e Kuvendit, Basha theksoi se Rama nuk zgjedh arsimin por dëftesat false dhe krimin.

“O kukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi.  Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet. Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse dy të dyshuarit kryesor për Elbasanin ndodhen në Holandë dhe jo para drejtësisë, pse Durim Keci u fsheh në Interpol. Ti je pa shkollë dhe pa kurajo dhe këllqe. Ti je pa shkollë në krahasim me grupin e opozitës. Ti zgjedh krimin, dëftesat false, krimin dhe grabitqarët. Shit-blerja e votës është rekomandimi kryesor i OSBE. Votat u blenë nga Rama, i cili e ndikoi dhe dhunoi votën me kriminelët dhe bandat. Në 25 qershor u krye një atentat ndaj demokracisë. Rama në Elbasan i bëri planet për vjedhjen e votës me Qazim Sejdinin”.- u shpreh Basha në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY