Vdes Dritan Prifti, ish-ministri i LSI

Vdes Dritan Prifti, ish-ministri i LSI

238
0
Shares

Ish-ministri i LSI-së, Dritan Prifti është ndarë nga jeta. Ngjarja ka ndodhur pas një kohe të gjatë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë gjaku. Kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali. Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra mësohet se ish-ministri i Ekonomisë nuk ja ka arritur të shpëtojë. Ai është kthyer dje pasdite në Shqipëri dhe gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë. Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY