Sherr mes shqiptarëve në Graz, 6 persona të plagosur

Sherr mes shqiptarëve në Graz, 6 persona të plagosur

163
0
Shares

6 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri. Gjithcka ka ndodhur mbremjen e kaluar në Graz. Bëhet fjalë për një konflikt në mes të një shqiptari nga Kosova, 49 vjeç, që ngiste një Mercedes të zi dhe tre personave, vëllezër mes tyre, po ashtu shqiptarë nga Kosova, në makinën tjetër. Sipas mediave lokale i pari ka  goditur me qëllim dhe disa herë radhazi me makinën e tij, makinën e tre personave tjerë. Njëri nga këta tre pësoi lëndime të rënda ndërsa dy të tjerët janë lënduar lehtë.  Duke goditur makinën e përmendur, sulmuesi ka shkaktuar dëmtimin edhe të një makine tjetër që nuk kishte të bënte me konfliktin. Drejtuesi i kësaj të fundit dhe dy të tjerët që ishin në makinë, kanë pësuar lëndime të lehta. Të gjithë, 6 të lënduarit janë transportuar në spital. Ndërsa personi që ka sulmuar me makinën e tij tre kundërshtarët, është arrestuar nga policia. Motivi i zënkës ende nuk është i njohur për policinë. Por hetimet e deritashme tregojnë se zënka kishte filluar nga mospajtimi në mes të ngasësve se e kujt është përparësia në komunikacion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY