“Qazim Sejdini aksidentoi të riun”, policia e Elbasanit zbardh të vërtetën

Ndaje

Policoa e Elbasanit ka reahuar në lidhje em ngjarjen e publikuar pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha se makina e kreut të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka aksidentuar një të ri që lëvizte me motoçikletë. Sipas policisë, rreth orës 14:30 në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë mjeti tip “Benz” me targa AA 359 NK drejtuar nga shtetasi Xh.F., 51 vjeç banues në Elbasan, në pronësi të një kompanie dhe marrë me qera në përdorim nga Bashkia Elbasan ka aksidentuar motorçiklistin shtetasin A.A., 32 vjeç banues në Labinot Fushë. Drejtuesi i mjetit së bashku me 2 të afërm të shtetasit të dëmtuar kanë çuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan drejtuesin e motorçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas drejtuesi i mjetit është paraqitur në Komisariatin e Policisë Elbasan. Policia po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale nën drejtimin e Prokurorit.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje