SHBA në gjendje alarmi, pritet ta godasë një tjetër stuhi

SHBA në gjendje alarmi, pritet ta godasë një tjetër stuhi

78
0
Shares

Një tjetër stuhi pritet të godasë SHBA-në. Uragani Nate u fuqizua sot në pjesën qendrore të Gjirit të Meksikës, ndërsa drejtohej nga bregu i Gjirit në Shtetet e Bashkuara, ku pritet që sot natën të prekë tokën, raporton Qendra Kombëtare e Uraganëve. Erërat e stuhisë kanë kapur shpejtësinë 150 kilometra në orë dhe Nate pritet të shndërrohet në një uragan të kategorisë 2, para se të zbresë në zonën e Gjirit. Paralajmërime për uragan dhe fryrje ujrash nga stuhia janë në fuqi nga Luiziana në kufirin mes Alabamës dhe Floridës. Kjo zone përfshin edhe Nju Orlinsin në Luiziana që u godit rëndë nga uragani Katrina në vitin 2005. Banorë nga disa zona në Luiziana janë urdhëruar të evakuohen. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur për 29 qarqe të Floridës, gjashtë qarqe jugore të Misisipit dhe Nju Orlinsit. Presidenti Donald Trump ka lëshuar një deklaratë emergjence duke lejuar që ndihma federale të vihet në dispozicion për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të stuhisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY