Laç, 18 vjeçarja tenton të vetëvritet, konsumoi detergjent rrobash

Laç, 18 vjeçarja tenton të vetëvritet, konsumoi detergjent rrobash

167
0
Shares

Një adoleshente ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën. 18 vjeçarja ka tentuar të vetëvritet dhe ka konsumuar detergjent rrobash. Ngjarja ka ndodhur në Laç. Sipas raportimeve paraprake 18 vjeçarja E.Gj., në banesën e saj, ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar ilaç rrobash. Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar të renë pa ndjenja dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital. 18-vjeçarja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen ende arsyet që e kanë detyruar këtë vajzë të ndërmarrë një akt kaq të rëndë për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY