VIDEO/ Tiranë, sekuestrohen armë dhe drogë, në pranga komandoja dhe bashkëpunëtori i...

VIDEO/ Tiranë, sekuestrohen armë dhe drogë, në pranga komandoja dhe bashkëpunëtori i tij

241
0
Shares

Dy persona kanë rënë në pranga, ku njëri prej tyre ishte me funksion ushtar profesionist në Komandon e Forcave Tokësore. Në kuader te realizimit te operacionit “Tekstil”, policia sekuestroi drogë dhe armë. Në pranga janë vënë:

– Xhuljano Kasa, 22 vjeç, banues në Tiranë (me funksion ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore)

– Denis Kanani, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy persona janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup. Në vijim janë ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve të mësipërm ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhuljano Kasa, poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, ( i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Denis Kanani, është gjetur një pistoletë e tipit “Magnum”, me kalibër 9 mm. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

– 582 lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– pistoletë e llojit “Magnum”, e kalibrit 9 mm.

– 3 telefona celularë.

– dokument identifikimi ushtarak ( i shtetasit Xhuljano Kasa). Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY