VIDEO/ Itali, atentati ndaj shqiptarit, policia në kërkim të bjondes

VIDEO/ Itali, atentati ndaj shqiptarit, policia në kërkim të bjondes

158
0
Shares

Një grua bjonde qëlloi me dy plumba ndaj një shqiptari. Ngjarja ndodhi ditën e shtune. Keshtu raportohet nga mediat lokale. Kërkimet e karabinierëve janë përqendruar mes provincës së Firences, Pisas e Pistoias, ku edhe gruaja banon. Dhe bashkë me vajzën, po punohet edhe për gjetjen e anëtarëve të tjerë të bandës. Një prej tyre është arrestuar gjatë orëve të vona të së shtunës, pak orë pas ngjarjes që pak u përfundoi në një tragjedi. Në pranga ka rënë një 44-vjeçar italian, i etnisë rome. Siç është sqaruar më herët, një grup romësh i zunë pritë një 34-vjeçari shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), i cili është ende i shtruar në spital, në Empoli, pas plagëve të marra nga atentati. Sipas raportimeve të medieve italiane, atentati lidhet me çështje dashurie. Një nga hipotezat është se shqiptari ka ngacmuar gruan e një prej anëtarëve të bandës dhe, ky i fundit ka vendosur të ndëshkojë 34-vjeçarin. Shqiptari është ndaluar nga anëtarët e bandës në rrugën “Puccini”, teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Lancia Y”. Fillimisht, agresorët kanë goditur me shkopinj makinën e tij e më pas kanë dhunuar edhe shqiptarin. Ky i fundit, arrin që në një moment ti shpëtojë furisë së dhunës dhe të largohet. Pikërisht në këtë moment, biondja 40-vjeçare shkrepi pistoletën duke qëlluar me dy plumba. Një nga plumbat përfundoi në një makinë të parkuar, ndërsa tjetri preku shqiptarin në arrati në trup duke e lënë të plagosur. Ky i fundit arriti të lajmërojë forcat e rendit dhe ti shpëtojë bandës edhe pse i palgosur. Tashmë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY