I morën djalin peng, çfarë u bëri çobani grek trafikantëve shqiptarë

I morën djalin peng, çfarë u bëri çobani grek trafikantëve shqiptarë

674
0
Shares

Prej 10 ditësh, 35-vjeçari grek nga Sideri i Thesprotisë mbahet peng në malet në kufi me Shqipërinë. Kështu transmetojnë mediat lokale. Policia greke ka kërkuar ndihmën e policisë shqiptare për gjetjen e 35-vjeçarit grek Ilias Drikos, pasi mendohet se ai është marrë peng nga trafikantë shqiptarë si pasojë e kapjes së një ngarkese droge pak javë më parë në fshatin Sideri. Sipas informacioneve nga mediat greke, trafikantët shqiptarë e kanë marrë peng, pasi dyshojnë se babai i 35-vjeçarit të ketë informuar policinë greke dhe për këtë janë hakmarrë duke rrëmbyer djalin e tij në momentet kur ai ndodhej në stanin e bagëtive. Familjarët e Ilias Drikos shprehen për mediat greke se hera e fundit që kanë kontaktuar me djalin ka qenë para 10 ditësh dhe fjalët e tij kanë qenë “Po vij në shtëpi”, por është zhdukur në mënyrë të mistershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY