HISTORIA/ Kush është shqiptari që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, kreu një vrasje...

HISTORIA/ Kush është shqiptari që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, kreu një vrasje dhe plagosi dy të tjerë

193
0
Shares

Shqiptari 36 vjeçar akuzohet për një vrasje dhe dy plagosje. Sipas mediave lokale ngjarjet ndodhen në Ixelle të Belgjikës më datën 28 prill të vitit 2014. Bernard Dino akuzohet për vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e dy bashkë-atdhetarëve të tjerë, krim ky që dyshohet të jetë kryer për mosmarrëveshjeve mbi shfrytëzimin e prostitucionit me të cilin merreshin ata. Në vitin 2014, Dino sulmoi me thikë tre persona, njëri prej të cilëve mbeti i vdekur. Ermir Bodurin 29 vjeç ndërroi jetë në spital, ndërsa u plagosën Leonard Molla dhe Ortiz Spahi. Molla sakaq kur kishte dëshmuar në Policu ishte shprehur se Benard Dino ishte një tutor që i kishte borxh rreth 500 Euro. Gjatë hetimit u zbulua se motra e Leonard Mollës shfrytëzohej për prostitucion nga 36-vjeçari Dino. Sipas versionit të Leonard Mollës, të tre u sulmuan nga Benard Dino. Ndërsa ky i fundit kishte hedhur poshtë këtë pretendim duke thënë se viktima dhe dy të plagosurit ishin të pajisur me thikë dhe kishin shkuar ta sulmonin. Ai sqaroi se i kishte qëlluar viktimat për vetëmbrojtje. 36-vjeçari Benard Dino pas vrasjes ishte larguar drejt Gjermanisë dhe më pas në Shqipëri. Ai u arrestua disa muaj më vonë, në tetor 2014 dhe u ekstradua në Bruksel ku edhe po gjykohet për krimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY