Atentati ndaj Tom Doshit, Durim Bami kërkon lirimin nga arresti

Atentati ndaj Tom Doshit, Durim Bami kërkon lirimin nga arresti

438
0
Shares

Durim Bami ka kërkuar lirimin nga arresti. Me një kërkesë drejtuar Gjykatës së Lartë, Bami kërkon shuarjen e masës së sigurisë. Durim Bami ka deklaruar se kanë mbaruar afatet e paraburgimit. Bami ndodhet në “arrest shtëpie” prej gati dy vitesh. Ai akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim me deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku.

Durim Bami u arrestua në Mars të 2015, pasi u përfshi në hetimet e akuzës për atentatin e pretenduar nga deputeti Doshi. Ai është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e kallëzimit të rremë, ndërsa ai vetë ka deklaruar se atentati i pretenduar nga deputeti Tom Doshi ishte sajesë e këtij të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY