Sulmi në Las Vegas, shkon në 50 numri i viktimave

Sulmi në Las Vegas, shkon në 50 numri i viktimave

80
0
Shares

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e sulmit me armë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara. Policia në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara tha se numri i viktimave ka arritur në 50, ndërsa të plagosurit në 200. Personi i armatosur ka hapur zjarr nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, drejt një festivali të muzikës që po mbahej pranë. Policia tha se i dyshuari, i identifikuar si banor vendas, është qëlluar dhe vrarë nga oficerët dhe se një tjetër është vendosur në kërkim. Videot e postuara në mediat sociale tregojnë turma njerëzish duke ikur nga vendi i ngjarjes, derisa dëgjohet zhurma e armës automatike.

“Sulmi me armë në koncertin në country në Mandalay Bay Las Vegas është vepër e një ‘ujku të vetmuar”, që do të thotë individë të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste”,- kanë thënë autoritetet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY