DETAJE/ Trupi i varur te liqeni, policia jep të dhëna

DETAJE/ Trupi i varur te liqeni, policia jep të dhëna

445
0
Shares

Mëngjesin e sotëm u gjet nje trup i pajetë i varur te liqeni. Policia eshte njoftuar nga qeytetaret te cilet kishin dale per te bere vrap. Ende nuk dihet se kush është viktima, por Policia e Tiranës njofton se bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 35-45 vjeç.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.

Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Image

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY