Deklarata e Donald Lu për kriminelët, reagon Edi Paloka: Kjo do të...

Deklarata e Donald Lu për kriminelët, reagon Edi Paloka: Kjo do të thotë të fusësh kokën në rërë si struci, por u erdhi fundi

188
0
Shares

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu, për grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri. Me anë të një statusi ne “Facebook” Paloka u shpreh se sot Lu tregoi se Shqipëria është nën sundimin e katër klaneve dhe 20 familjeve kriminale, por askush nuk u mallëngjye nga këto të vërteta. Sipas tij, kjo do të thotë të fusësh kokën në rërë si struci, teksa paralajmëron fundin e tyre, duke risjellë në kujtesë fundin e Noriegës.

“Pak dite me pare ambasadori i SHBA ju tregoi shqiptareve se cfare behet me nje qeveri qe nuk i pergjigjet interesave te qytetareve te saj… Sot ju tregoi se Shqiperia, vendi yne, eshte nen sundimin e kater klaneve dhe 20 familjeve kriminale. Askush nuk u mallengjye nga keto te verteta dhe me siguri ne media jehona e ketyre deklaratave do te shuhet shpejt per ti lene vend shfaqjes se radhes. Por kjo do te thote te fusesh koken ne rere si struci, se fshehja ne media nuk e ndryshon realitetin qe shqiptaret e perjetojne cdo dite. Kjo nuk ndryshon as fundin e historise…te gjithe e dijne si e filloi dhe si perfundoi Noriega. I njejte do jete fundi dhe per Noriegen e Ballkanit”,- shkruan Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY