VIDEO/ Mungesa e patentës fundos të riun, policia i gjen arsenal armësh...

VIDEO/ Mungesa e patentës fundos të riun, policia i gjen arsenal armësh dhe pajisjesh në shtëpi

153
0
Shares

Policia e ndaloi rastësisht në rrugën Bardhyl për një kontroll rutinë, por pasi vunë re mungesën e patentës vendosën të kontrollonin shtepinë e të riut. Bruno Kurti, 25-vjeçarin po qarkullonte me motorçikletë pa dokumentacionon përkatës. Por, ajo që ka zbuluar më pas lidhur me të ka qënë e habitshme: një arsenal armësh, pajisjesh e prova të tjera kanë ndërtuar një tjetër profil për të ndaluarin. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar është gjetur dhe armë zjarri “Browing” me një krehër me fishekë. Ndërsa, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i janë gjetur një silenciator, një palë dylbi, 21 copë fishekë, 5 telefona, një qese farmacie me kanabis, një thikë me palosje, një thikë me dorezë të zezë, shkop gome, 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale,  6 targa automjetesh,  një kartmonedhë 2000 e dyshuar falso, një minikartë telefoni dhe një prozhektor. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY